Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka shpallur rezultatet e para jozyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ne Maqedonine e Veriut.

Koalicioni “mundemi” i udhëhequr nga LSDM e Zoran Zaev dhe lëvizjes Besa ka siguruar 46 mandate, VMRO-DPMNE- 44, BDI e Ali Ahmetit 15, aleanca për shqiptarët dhe alternativa 12 mandate, dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit vetëm 1 deputet.

Gjatë konferencës për shtyp, KSHZ, njoftoi se ne proces moren pjese 942 mijë votues nga 1.8 milione qytetare me te drejte vote, ndërsa 31 mijë fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

Kreu i komisionit tha se vonesa për shpalljen e rezultateve ka ndodhur nga zgjatja e orarit të votimit deri në orë 21:00 për shkak të situatës me pandeminë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *