Presidenti amerikan, Donald Trump duket se është mëse I vendosur për të ndryshuar rregullat e e emigracionit në SHBA.

 

Të enjten, presidenti Trump paraqiti planin e tij për reformimin e sistemit të emigracionit.

 

Trump tha se ky plan synon që të rekrutojë në SHBA vetëm emigrantët e talentuar dhe jo ata me lidhje familjare.

 

“Ne diskriminojmë kundër gjenive. Ne diskriminojmë kundër të shkëlqyerve. Kjo nuk do të ndodhë më me këtë miratim”

 

Plani ka si synim reduktimin e kerkesave për emigracion nga lidhjet familjare e ato humanitare si dhe forcimin e sigurisë së kufijëve.

 

Por krahas këtyre pikave plani I presidentit, synon që eleminojë gjithashtu edhe programin e lotarisë amerikane, nga ku rreth 50 mijë njerëz marrin kartën e gjelbër.

 

Presidenti Trump tha se kjo gjë është pozitive pasi do të reduktohet numri I personave me intelekt të ulët.

 

Aktualisht, 12% e emigrantëve lejohet të vijnë në Shtetet e Bashkuara, bazuar në aftësitë e tyre dhe 66% për shkak të lidhjeve famljare.

 

Sipas planit, 57% për qind e vizave të emigrantëve do t’u jepen individëve me aftësi të veçanta apo oferta punësimi dhe vetëm 33% personave me lidhje familjare.

 

Vizat për arsye humanitare do të të reduktohen nga 22% në 10%.

 

Trump u shpreh optimist se propozimet e tij do të miratohen nga Kongresi, por deri më tani ai nuk ka fituar as mbështetejen e republikanëve as të demokratëve të cilët e kanë kundërshtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *