Subscribe

Te premten skadon afati per kandidatin e fundit te Partise Demokratike ne qarkun e Kukesit, Miftar Dauti per te pranuar apo jo mandatin e deputetit.

 

Burime prane PD bejne me dije se kandidati Dauti do ta refuzoje mandatin e atehere Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te gjendet para dilemes me te madhe te situates qe krijoi djegia e mandateve te opozites;

 

Cfare ndodh me mandatin e PD, a mbetet ky vend bosh ne parlament apo spostimi I listes do te vazhdoje tek partia me heresin me te madh qe ne kete qark eshte Partia Socialiste?

 

Mesohet se pavaresisht kesaj situate PS nuk do te marre asnje mandat te Partise Demokratike.

Burime prane mazhorances bejne me dije se nuk do te kete spostim liste tek partite e tjera pasi sipas juristeve socialiste parimi eshte qe votat qe qytetaret kane hedhur per te djathten nuk mund ti shkojne se majtes.

 

Kodi zgjedhor nuk ka asnjë parashikim për një situatë ku e gjithë opozita djeg mandatet. E për këtë arsye, mandate i PD në Kukës mbetet, nuk i shkon askujt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *