Pas mbylljes së pikave doganore në fundjavë, autoritetet malazeze në kuadër të masave anti-Covid kanë vendosur të tjera masa kufizuese.

 

Nga kjo e mërkurë, të gjithë qytetarët shqiptar që kanë si destinacion Malin e Zi, përveç se duhet të jenë të pajisur me testin serologjik duhet të paraqiten pranë pikës doganore të Murriqanit apo të Hanit të Hotit nga ora 05:00 i mëngjesit të çdo dite deri në 19:00.

 

Kjo për arsyen se pas orës 19:00 në të gjithë territorin e Malit të Zi do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit të qytetarëve.

 

Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm mjetet e tonazhit të rëndë, mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *