“Mburoja” do të quhet operacioni evropian kundër rebelëve Huthi në Detin e Kuq.

Kështu bëri me dije  Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i pranishëm në këshillin informal të ministrave të mbrojtjes në Bruksel.

“Mburoja”, pra “Mbrojtja e anijeve”, shpjegoi Borrell. Ai gjithashtu tha se shpreson që operacioni të nisë më 17 shkurt.

Njëkohësisht Borrell theksoi se duhet vendosur se cili shtet do të ketë administratën, ku do të jetë selia dhe çfarë do të ofrojnë vendet anëtare./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *