Mbretëresha britanike, Elizabeth II ka falënderuar bizneset në mbarë botën për përgjigjen e tyre gjatë pandemisë së koronavirusit dhe për punën e tyre në “rindërtimin e komuniteteve”, teksa bizneset po fillojnë të rihapen, pas lehtësimit të masave.

“Në kohën kur shumë organizata në vend po rihapen, dua të ju përcjell urimet e mia më të mira dhe mbështetjen time për komunitetin e biznesit në Mbretërinë e Bashkuar, Commonwealth (bashkësia prej 54 shteteve, pothuajse që të gjitha ish-territore të Perandorisë britanike) dhe në mbarë botën”, tha Mbretëresha Elizabeth II.

“Në këtë kohë të vështirë për shumëkë, është kënaqësi të shohësh përgjigjen dhe bujarinë e shumë bizneseve, të mëdha e të vogla, ndaj sfidave që janë paraqitur, duke ndihmuar sektorin e shëndetësisë apo edhe komunitetet më të prekura”, tha Mbretëresha.

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është goditur, pasi qeveria vendosi masat e izolimit në muajin mars, duke detyruan që të mbyllen të gjitha bizneset jo-esenciale./ REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *