Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta, nuk do të festojë ditëlindjen e saj të 94 me ceremoninë e zakonshme, si dhe ka kërkuar që të mos gjuhet me armë si shenjë simbolike për shkak të përballjes me koronavirusin e ri në vend.

Britania ka shënuar 14,000 viktima – vendi i pestë me numrin më të madh të vdekjeve nga pandemia, nga 150,000 viktima në tërë botën.

Gjuajtjet ceremoniale me armë në disa pjesë të Londrës, zhvillohen për të shënuar përvjetore apo ditëlindje të familjes mbretërore. Ditëlindja e mbretëreshës Elizabeta është më 21 prill.

Britania është në javën e katërt të izolimit, që ka detyruar bizneset të mbyllen dhe qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Pallati Mbretëror, muajin e kaluar deklaroi se një paradë për festimin zyrtar të ditëlindjes së mbretëreshës, në qershor, nuk do të zhvillohet në formën tradicionale për shkak të masave për kufizim të lëvizjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *