Mbretëresha britanike, Elizabeta II, nuk do të marrë pjesë në samitin për ndryshime klimatike që nis këtë javë në Skoci.

Mbretëresha 95-vjeçare ka kryer kontrollet mjekësore në spital javën e kaluar dhe ajo është këshilluar që të pushojë. Pallati Buckingham, ka thënë se ajo ka vendosur me “keqardhje” që të mos jetë pjesë e samitit.

Megjithatë, Pallati ka thënë se ajo do t’iu drejtohet mysafirëve në një video të incizuar paraprakisht. Në disa pamje të publikuara të martën, Mbretëresha është parë duke buzëqeshur para kamerave teksa ka pritur ambasadorët e Koresë Jugore dhe Zvicrës në Pallatin Buckingham.

Kjo është hera e parë që ajo është parë nga mediat, prej kur ka organizuar një Samit Global për Investime në Kështjellën Windsor më 19 tetor.

Aktivistë për ambientin, ligjvënës dhe shkencëtarë, kanë thënë se samiti në Skoci përbën mundësi të rëndësishme për përforcim të përkushtimeve për zbatim të Marrëveshjes së Parisit për Klimën./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *