Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u gjobit nga Policia e Durrësit këtë të enjte pas një takimi që mbajti në këtë qytet me disa tregtarë.

Në lajmet e publikuara, Basha kishte mbledhur disa tregtarë në lokal dhe dukej që nuk kishte zbatuar masat e distancimit social pasi askush prej tyre nuk ishte i pajisur me maskë e doreza.

Për këtë arsye, ai është gjobitur. Gjobë dhe heqje patente kanë marrë edhe pjesëmarrësit në këtë aktivitet. Ndërsa pronari i lokalit është ndëshkuar me 1 milion lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *