“Na qofte puna e mbare.”
Kështu e ka nisur mbledhjen e pare te kryesisë se re te Partisë Socialiste kryetari Edi Rama. Ne takimin e forumit te larte, kryesocialisti deklaroi objektivin, përgatitjet per fitoren e nje mandati te dyte qeverisës. Ne mbledhjen me dyer te mbyllura, kryeministri renditi disa nga sukseset e qeverise me reformat e ndërmarra. Duke e nisur me reformën e energjetikes, atë te pensioneve, reformën territoriale, ne arsim e shëndetësi, Rama theksoi se asnjë prej tyre, nuk do te jete e vlefshme pa reformën ne drejtësi. Kryeministri dhe kreu i socialisteve i beri apel mazhorances te vijoje procesin, pavarësisht qëndrimit te demokrateve. Pas mbledhjes se kryesisë, deputeti Alfred Peza beri te ditur për mediat katër vendimet. Anëtaret e rinj te kryesisë, miratuan kalendarin e PS për procesin e zgjedhjes se 61 kryetareve dhe atë per festimin e 25-vjetorit te Partisë Socialiste. Ndërkohë u vendos qe mbledhjet e kryesisë te mbahen çdo te marte, ndërsa zedhenes u emëruan Alfred Peza dhe Elisa Spiropali.

Leave a Reply

Your email address will not be published.