Në pritje të nisjes së mbledhjes së anëtarëve të kryesisë në selinë blu, kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, këmbëngul në kërkesën e tij për dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës nga posti drejtues i kësaj force politike.

 

Në një prononcim për mediat, ai përsëriti se PD-së i duhet një frymë e re.

 

“Jam sot për t’i kërkuar dorëheqjen e parevokueshme Lulzim Bashës sepse nuk është zgjidhje për PD, është problemi i PD. Sot përmbyllet një periudhë zhgënjyese për PD dhe po sot fillon një periudhë shprese. Jam i angazhuar për ta çuar përpara këtë projekt, për një PD të pastër. Jam këtu për t’i shërbyer PD, sipërmarrja është e vështirë, por përkrahja e demokratëve më bën të sigurt për të krijuar një PD të re, të pastër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *