Të gjitha paratë e mbledhura nga donatorët shqiptarë dhe të huaj për rindërtimine  të gjitha banesave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit  do të mblidhen në një fond të vetëm.

 

Vendimi u mor këtë të dielë në mbledhjen e Komitetit të Kombëtar të Rindërtimit.  Kryeministri Edi Rama si drejtues i këtij komiteti u shpreh se për tu ringritur duhet të jemi të gjithë bashkë.

 

Shefi i qeverise ka paralajmëruar ndërtuesit, se duhet të riparojnë dëmet e objekteve, në të kundërt, do të dënohen.

“Riparimet janë pjesa më e madhe dhe kushtojnë shumë. Inventari është shumë i rëndësishëm, prandaj kemi thirrur ekspertë të huaj për shkak të kësaj lukunie që bën gam gam. Besimi sot te ndërtuesit është përtokë për shkak të imazhit që krijohet. Ata që i kanë ndërtuar ata që janë dëmtuar, o do ti riparojnë vetë ose do shkojnë në burg, se nuk ka mundësi që të riparojmë pallate të cilat kanë shfaqur dëme të rikuperueshem sepse janë bërë gabime në realizim në zbatim. Edhe në këtë kategori ka jo pak dhe të vijnë dhe ata që i kanë bërë dhe ti riparojnë, ata që janë të riparueshme.  Do të bëjmë dënimin me burg 7-15 për ata që shkelin lejen e ndërtimit. Gjithashtu arkitektët që nuk e denoncojnë ndërtuesin por i shkojnë nga pas, ata janë gardiani. Por edhe përgjegjësi për konstruksionin. Kjo ka qenë një betejë e humbur për vete, e kam humbur…po nuk u vendosën sanksione të forta. Sanksionet duhet të jenë të egra si tërmeti, në vend se ta hanë familjet e pafajshme ta hanë ata që shkelin ligjin”.

 

Nga ana tjetër ndërtuesit, ata që do të mbajnë edhe peshën më të madhe të rindërtimit propozuan një nga zgjidhjet më të shpejta dhe konkrete.

 

Artan Dulaku nga shoqata e Ndërtuesve të Shqipërsisë është shprehur se për përballimin e një situatë emergjente në të cilën ndodhet vendi do të ishte një zgjidhje e shpejtë përdorimi i banesave aktuale që janë bosh.

 

“Gjetja e zgjidhjes së shpejtë të problemit ditën e hënë do të ketë të pastrehë fëmijë që nuk shkojnë në shkolla në cerdhe dhe ky është problemi që ne kemi këtu. Në mënyrë urgjente ne jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertët tanë pasi duhet të bëhet inventari i parë për të parë banesat kush janë të shëndetshme ose jo, si një ndër hapat e parë që do të qetsojë dhe ndoshta për të bërë dhe një deklaratë se banesa është e certifikuar nga një grup ekspertësh dhe është e sigurtë në mënyrë që të shuajmë kakofoninë e zërave që po bëjnë të gjithë ekspertët qëndron ose jo ndërtesa. Ne kemi një situatë anormale në Durrës dhe në Tiranë, ku kemi një fond gjigand të shtëpive të banimit të pashfrytëzuara që kanë ardhur si rezultat i mosorientimit të duhur, por që janë aty janë në gjendje, janë mbi 2500 banesa dhe mendoj se orientimi i mbledhjes së sotme është që jo të merremi me fondacionit ato miersetëvinë do të vijojnë edhe disa ditë e disa javë, por unë kam një lajm të keq për kryeministrin pasi si në çdo rast ngarkesën gjithmonë do ta mbajë i zoti i shtëpisë që është qeveria. Por këto fonde që janë në qarkullim apo do të vijnë do të hyjnë më shpejt në përdorim. Ne kemi parë një inventar para disa vitesh dhe rezultojnë rreth 2500-3000 banesa vetëm në durrës sidomos në zonën e plazhit dhe në Tiarnë që ka më shumë. Mendoj se kjo mund të ishte një zgjidhje e shpejtë e problemit.”

 

Në mbledhje  ishin të pranishëm edhe disa fondacione që kanë mbledhur kontribute për të prekurit nga tërmeti. Njëzëri ata kërkuan transparencë gjatë gjithë procesit.

 

Imami Elvis Naçi mbështeti idenë e kryeministrit Edi Rama që çdo lëvizje nga fondet e mbledhura për njerëzit e prekur nga tërmeti do të bëhet transparente.

 

“Shqipëria ka ardhur koha të krijojë disa standarte. Nuk jemi Zvicra dhe as Gjermania. Duam ti mësojmë atyre që edhe qindra mijëra miliona euro që thamë, do ti bëjmë transparente deri në një. Ai që do na japi shtëpinë do të na ulë çmimin. Zotit Rama po ia them këtu, o do të bëhet diçka siç duhet ose unë me Marinin në tavolinat e tjera nuk do të jemi këtu. Do të dalim veç me fondacione të vogla, por jo të bëhet si tek tezgat. Nëse do bëhet si tek tezgat, më mirë pak dhe faqebardhë”.

 

Në këtë tryeze mungonte opozita, të cilën kryeministri Edi Rama e ftoi të ishte pjesë e mbledhjeve të radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *