Për herë të parë pas Konstituimit në Parlament u mblodh Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.
Opozita ngriti shqetësime lidhur me sigurinë në vend. Gjatë mbledhjes të drejtuar nga socialisti Bledi Çuçi, demokratët Flamur Noka dhe Klevis Balliu pretenduan se zyrtarë të lartë të qeverisë u takuan me anëtarë të bandave kriminale.
Sipas opozitës, Komisioni duhet gjithashtu të trajtojë edhe raportet ndërkombëtare si ato të DASH apo edhe hetimet e Antimafias italine.
Përgjigjen anetarët demokratë e morën nga socialistët të cilët kërkuan debat konstruktiv si dhe mohuan akuzat e ngritura nga opozita./vizionplus.tv




