Rreth një javë para zhvillimit të mbledhjes së përbashkët te qeverisë së Shqipërisë me atë të Kosovës, është hartuar një draftaxhendë e marrëveshjeve që do të diskutohen. Parashikohet që të diskutohen dhe më pas të miratohen 6 marrëveshje me interes të përbashkët, në mbledhjen që do të mbahet më 27 dhe 28 nëntor në Korçe e më pas në Vlorë. Mësohet se ekzekutivit i Prishtinës ka miratuar draftaxhendën, ku do të shqyrtohen marrëveshje me Ministrinë e Tregtisë, Punëve të Jashtme, etj. Kjo axhendë në parim është konfirmuar edhe nga burime pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë.

 

Sipas mediave kosovare, kryeministri Ramush Haradinaj, do kërkojë të ndërmerren hapa konkrete për përmirësimin e cilësisë dhe etiketimin e mallrave dhe barnave në gjuhën shqipe, si dhe të produkteve ushqimore apo mallrave.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *