Subscribe

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ia ka drejtuar sërish gishtin zyrtarëve të pushtetit vendor duke i fajësuar për situatën e kanabisit në vend, pasi sipas tij shpesh herë nuk kanë raportuar dhe nuk kanë bashkëpunuar me organet e policisë.

Në një takim në Peshkopi, Lleshaj theksoi se policia ka një plan kombëtar kundër kanabisit, ku tha se të gjitha institucionet duhet të kryejnë punën e tyre.

Sandër Lleshaj

Minister i Brendshem

Kemi shqetësim, në Dibër më pak, por ende mbetet shqetësim kanabisi. Është detyrë dhe përgjegjësi e të gjitha organeve vendore, degëve rajonale të pushtetit qendror, dhe e të gjithë të tjerëve për t’u angazhuar në një fushatë të madhe lufte kundër kanabisit. Jo kundër bimës në vetvete, por kundër përdorimit të saj, kundër trafikimit. Ne kemi një plan kombëtar kundër kanabisit. Luftën ndaj fenomenit nuk ia kemi lënë barrë ekskluzive Policisë së Shtetit, që do të thotë të gjithë institucionet e këtij vendi janë të detyruara të bëjnë pjesën e tyre.Vitin e kaluar ka pasur një numër jo të vogël zyrtarësh, që e kanë paguar shtrenjtë mungesën e përgjegjësisë, nganjëherë edhe bashkëpunimin me elementë kriminalë.

Sa i takon mbrojtjes së mjedisit, Lleshaj komentoi edhe masakrat e lumejve me lëndë shpërthyese. Ai i quajti akte barbare ku tha se policia do të tregojë tolerancë zero.

Lidhur me gjuetinë e paligjshme; – kjo është pasojë e edukimit të dobët të atyre që e ushtrojnë këtë veprimtari, sepse dëmi që shkaktojnë, në raport me përfitimin, është katastrofal p.sh. për një peshk në lumë, mund të shkatërrojnë shumë të tjerë me lëndë plasëse. Është një trajtë e barbarisë në fakt.Policia duhet të marrë masa të forta për ta vënë nën kontroll të plotë çështjen e lëndëve plasëse dhe të veprojë jo me tolerancë zero, por minus, në mënyrë që kjo punë të marrë fund, sepse është turp i madh. Jo vetëm për hir të peshqve, por edhe për hir të njerëzve, sepse kjo prodhon edhe dëme të tjera, aksidente fatale dhe depërton edhe në kanale kriminale, të cilat e përdorin edhe për gjëra të tjera më të rënda.

Ministri Lleshaj ka apeluar të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm në lidhje me masat e ndërmarra kundër COVID-19.

Lleshaj theksoi se situata është serioze dhe nuk duhet ti anashkalojmë masat e vendosura nga qeveria, në mënyrë që të parandalojmë një izolim të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *