Operacioni antidrogë, i koduar “Vjeshta” ka bërë të mundur sekuestrimin e 23 kg kanabis dhe bimë kanabisi në Fier.
Policia mundi të arrestojë në flagrancë shtetasin E. B. (S)., 45 vjeç, banues në Cakran,.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 45-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 23 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe disa bimë cannabis të kultivuara në oborrin e banesës.