Tre vëllezër janë arrestuar në kuadër të operacionit “Brebulla” pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Ata ishin mbajtur nën vëzhgim për 3 muaj pasi kishte të dhëna se kishin mbjelle kanabis në zonën e e Toplanës  në Vaun e Dejës.

Në pranga përfunduan:

– K.S., 33 vjeç; D.S., 26 vjeç dhe L.S., 35 vjeç,  (vëllezër) të tre banues në fshatin Toplanë, Njësia administrative Temal, Bashkia Vau-Dejës.

Duke përfituar nga terreni i vështirë dhe tepër i thyer malor, dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike kanabisi në zonën e Toplanës Vau Dejës dhe në zonën e Iballës Pukë mbi liqenin e Komanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *