Brenda pesë javësh, rreth 26 milionë qytetarë amerikanë regjistrohen si të papunë në SHBA.

Vetëm javën e kaluar, humbën vendin e tyre të punës më shumë se 4.4 milionë amerikanë.

Rritja e lartë e personave të papunë ka shtuar debatin për heqjen e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, të cilat kanë goditur rëndë ekonominë.

Pavarësisht që qeveria kishte marrë masa për të paguar shumicën e shpenzimeve gjatë kohes së pandemisë,  nuk ka qenë e mjaftueshme për të parandaluar dëmin që ka shkatuar në ekonomi.

Lidhur me këtë situatë, Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan do të mblidhen në Uashington për të miratuar projektligjin për një ndihmë të përkohshme shtesë prej 484 miliardë dollarësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *