Kjo e enjte ka regjistruar zyrtarisht kalimin e mbi 1 milion të prekurve me koronavirus në mbarë globin.

Është një shifër e kaluar në më shumë se 3 muaj që nga koha kur ky virus u shfaq në Hubei të Kinës në muajin dhjetor 2019.

Prej disa javësh semundja ka dy epiqëndra të tjera të mëdha, SHBA dhe Europën ku COVID-19 po përhapet me ritme të pabesueshme.

SHBA tashmë ka kapur në një kohë jo shumë të gjatë shifren e 241 mijë të prekurve si asnjë vend tjetër, ndërkohë që Neë York mbetet shteti më I goditur. Më shumë se 26 mijë raste të reja janë shënuar këtë të enjte në SHBA ndërsa viktima këto 24 orë kanë qënë mbi 700.
Shifer shumë e lartë edhe në Angli për të disatën ditë me radhë. Këtë të enjte janë shënuar 569 viktima në Britaninë e Madhe  duke e cuar shifren totale ne 2911. Ndërkohë numri I të prekurve ka vajtur më shumë se 33 mijë, me mbi 4500  në 24 orë.

Në Gjermani ka pasur 173 viktima këtë të enjte dhe mbi 1100 në total.

Numër I lartë vdekjesh edhe në Belgjike, këtë të enjte me 183 të vdekur e po ashtu edhe Holanda me 166 viktima.

79 viktima ka pasur Turqia në 24 orët e fundit ndërsa Zvicra 48.

Në Kinë ka pasur vetëm 6 vdekje nga COVI-19 këtë të enjte dhe 35 raste të reja në paciente pozitiv.

Në total në të gjithë botën deri tani janë shënuar  52 mijë e 700 viktima nga të cilët rekordin e keq e mban Italia me 13 mijë e 905 dhe Spanja që ndjek me 10106.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *