Gjatë 24 orëve të fundit nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë dalë nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut 1.565 shtetas duke regjistruar kështu numrin më të lartë të daljeve gjatë kohëve të fundit.

 

Rritja e lëvizjeve vjen edhe për shkak sepse shtetasit shqiptarë vazhdojnë të përdorin pikat e kalimit kufitar të vendit fqinj për të hyrë në shtetin helen në kushte kur Kapshtica vijon të funksionojë në mënyrë të njëanshme. Numër ky që sipas autoriteteve do të jetë në rritje në ditët në vijim.

 

Nga ana tjëtër i lartë ka qenë edhe numri i shtetasve që kanë hyrë nga Maqedonia e Veriut drejt vendit tonë. Burime zyrtare thanë së gjatë orëve të fundit kanë hyrë 1.433 shtetas, pothuajse i njëjti numër i regjistruar dy ditë më parë. Pala shqiptare vazhdon të punojë me katër sportele në hyrje dhe dalje ndërsa maqëdonasit me 3 sportele.

 

Nga Kapshtica numri i shtetasve që hyjnë nga Greqia drejt Shqipërisë ka qenë 153 shtetas si dhe 73 mjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *