200 shqiptarë që ishin bllokuar në Gjermani janë nisur drejt Tiranës.

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se qytetarët do duhet të fluturonin këtë të mërkurë në orën 7:00 , por nuk janë lejuar të nisen duke mos iu dhënë asnjë shpjegim.

 

Njoftohet se situata me qytetarët shqiptarë u zhbllokua pas koordinimit me Ambasadën në Budapest, Aviacionin Civil dhe me Task Forcën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

 

Përfaqësues të Konsullatës Shqiptare në Mynih kanë qëndruar në ambientet e aeroportit deri në momentin që avioni me 200 shqiptarë është nisur nga Memmingen drejt Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *