Kryeparlamentari i Egjiptit ka shkaktuar zemërim në internet pasi vlerësoi projektet e infrastrukturës së diktatorit nazist Adolf Hitler.

 

Ali Abdel Aal i bëri komentet duke mbrojtur planet e zhvillimit të presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

 

“Hitleri kishte gabimet e tij, por ajo që e lejoi atë të zgjerohej drejt lindjes dhe perëndimit ishte që ai krijoi një infrastrukturë të fortë,” tha ai.

 

Abdel Aal ka thënë që fjalët e tij janë marrë “jashtë kontekstit”.

 

Qindra njerëz janë arrestuar javët e fundit për të protestuar kundër korrupsionit të pretenduar qeveritar dhe ushtarak në Egjipt të lidhur me ndërtimin e projekteve.

 

Vendi ka ndjekur një politikë shtrëngimi ekonomik vitet e fundit dhe më shumë se 30% e popullsisë po jeton në varfëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *