Subscribe

Nga Budapesti, lideri i opozitës Lulzim Basha ka vlerësuar mesazhin qe përçon strategjia e zgjerimit, e cila rikonfirmon se e ardhmja e vendeve te Ballkanit Perëndimor eshte ne BE. Por ne samitin e udhëheqësve botërorë të partive të qendrës së djathtë, kreu i PD vuri ne dukje edhe problematiken e Shqipërisë ne procesin e integrimit, duke theksuar se ne 5 vite vendi nuk ka bërë asnjë hap përpara.

 

“Korrupsioni dhe kapja e shtetit nga interesat private, futja e grupeve kriminale në gjithë nivelet e qeverisjes, zgjedhjet e manipuluara, ekonomia e dobët që ju shërben vetëm disave janë ato qe i mbajnë vendet tona larg të ardhmes Europiane.”

 

Basha përsëriti se Partia Demokratike mbështet anëtarësimin ne Bashkimin Europian, qellim te cilit i ka shërbyer sa here qe ka qene ne krye te vendit lideri i opozitës ka sjelle shembullin e nënshkrimit te MSA, heqjes se vizave e anëtarësimit ne NATO. Gjate qëndrimit ne Budapest, Basha u takua edhe me  kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *