Pas mbërritjes së trupit të pajetë të Adem Rusit, ish-i burgosuri shqiptar që vari veten në furgonin e policisë greke, vëllai i tij, Shkëlqimi deklaroi se ka bërë kallëzim penal në Prokurori, pasi pretendon se e kanë vrarë. Për këtë aryse, ai kërkon kryerjen e autopsisë, me qëllim zbradhjen e vërtetë të shkakut.

 

“Në prokurori ka vajtur kallëzimi penal që bëra, dhe do shkoj të pyes për të marrë fletën nëse do pranojnë kallëzimin. Dua me çdo kusht që t’i bëhet autopsia, që të di shkakun e vdekjes e të fle rehat. I kam marrë të gjitha letrat, vetëm atë të prokurorisë pres. Përgjigje deri më tani kam ato që kanë nxjerrë grekët, por unë s’besoj asnjë gjë, këtu do dalë e vërteta. Morën fillimisht nënën, pastaj më morën mua e më thanë që e kemi cuar në spital, për kontroll rutinë, natën nuk ka kontroll rutinë. Ka pirë klorinë më tha drejtori i burgut, tha u bë mirë, kur po e kthenim fatkeqësisht vari veten, në makinë të policisë, me gardianë brenda. Ata nuk të lenë as me lidhëse këpucësh, as me rrip, asgjë të ketë i burgosuri, plus ka qenë i prangosur dhe me 2-3 shoqërues. Do kërkoj drejtësi deri në fund, sikur edhe kjo të jetë e vërtetë që ta ketë varur veten, është neglizhencë e tyre. Pas vëllait tim mund ta kenë radhën të tjeret, shteti jonë duhet të ngrejë strukturë në ambasadat tona që të mbrojë të gjithë të burgosurit. Shpresën vetëm te autopsia e kam.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *