Në Itali kanë mbërritur 9,750 dozat e para të vaksinës anti-Covid  nga kompanitë Pfizer dhe Biontech. Afati maksimal i ruajtjes së produktit është 30 ditë në temperaturat -70 gradë Celsius por deri në pesë ditë mund të ruhen edhe në kushte frigoriferike midis 2 dhe 8 gradë celcius.

Transferimi në spitale do të nisë të shtunën ndërsa vaksinimi për të gjitha vendet e BE fillon njëkohësisht në datat 27, 28 dhe 29 dhjetor.

Ekspertët shëndetësorë bëjnë thirrje për kujdes dhe vigjilencë, pasi mbërritja e vaksinës sipas tyre nuk i jep fund luftës me pandeminë pasi do të duhet kohë deri në arritjen e imunitetit masiv.

 

MAURIZIO DI MAURO 

“Detyrimi është një koncept që nuk më takon mua, mendoj se të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë për të kuptuar se vaksina është ilaçi tani. Ne duhet të shpresojmë që të gjithë të vaksinohen sepse është thelbësore. Përveç kësaj, dhe unë e përsëris atë me këmbëngulje, ne duhet të përpiqemi të respektojmë rregullat. Shpresoj të ketë kontrollet e nevojshme për të siguruar që të mos ketë skena në rrugë që kemi parë ditët e fundit. E diela do të jetë një ditë simbolike, ne do të vaksinojmë njëqind punonjës shëndetësorë.”

 

Sipas planit të qeverisë, në fund të muajit janar do të fillojë faza e dytë e vaksinimit, ku pritet të merren edhe dozat e blera nga kompanitë e tjera farmaceutike të cilat presin autorizimin.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *