Kanë mbërritur në Rinas 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë që ikën në Itali për të shërbyer një muaj në Brescia, në një nga zonat më të goditura nga pandemia.

Në bazë të urdhrit të qeverisë, stafi mjekësor do të karantinohet për 14 ditë.

Ekipi u prit nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila i quajti “heronjtë modern të demokracisë”.

Ata u nisën në Itali më 28 mars për të ndihmuar shtetin fqinj ne përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *