Ndonëse u lajmërua se mbërritja ishte shtyrë për të martën, mbrëmjen e kësaj të hëne erdhën në Rinas 15.210 doza vaksinimi nga Pfizer.

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi nga aeroporti se ato do të pasohen nga 30 mijë doza të tjera në prill. Ai përsëriti edhe një herë se vaksinimi masiv i popullsisë do të nisë së shpejti.

 

“Kanë ardhur 15 mijë doza sot. Kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që do të vijnë 30 mijë doza në muajin prill. Kam shumë besim se shumë shpejt do të kemi një lajm shumë të mirë, nga në një anë sepse kemi ndërkohë të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga COVAX dhe absolutisht jam shumë besimplotë se do të kemi mundësinë e një vaksinimi intensiv dhe do të thyejmë zinxhirin e infektimit. Dhe ta bëjmë këtë sezon me infektime me rënie drastike, ku Shqipëria të jetë e hapur për turistët të cilët duan të vijnë. Është një luftë e madhe tregtare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *