Këtë të hënë mbërritën 1.170 dozat e para të vaksinës Pfizer në Shqipëri. Për t’i pritur në aeroportin e Rinasit ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama. Ky i fundit tha se ka marrë premtim nga Pfizer që edhe dozat e tjera do të mbërrijnë brenda shkurtit, raporton “Vizion Plus”.

 

“Pfizer lëvron dozat e para sot, që janë 1.170 doza që do të thotë që fusin në proces vaksinimi, përveç atyre që kanë marrë dozën e parë, edhe 1.170 të tjerë. Zotimi i marrë nga Pfizer është që brenda muajit, në javët në vijim, do të vijnë edhe dozat e angazhuara, qoftë 10.750, qoftë edhe 31 mijëshi. Procesi i vaksinimit mund të vazhdojë.”

 

Rama shtoi para gazetarëve se po komunikohet në mënyrë intensive edhe me katër shtete të tjera për sigurimin e vaksinës anti-COVID. Ai veçoi edhe faktin që me kompaninë AstraZeneca, Shqipëria është shumë pranë finalizimit të kontratës edhe me të.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *