Komisariati i Policisë Nr.5, Kamëz, ka finalizuar operacionin e koduar “Paskuqani”, duke arrestuar një person të cilit iu gjet një armë pa leje në banesë.

 

 

-I. D., 50 vjeç, banues në Paskuqan u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak.

 

 

Ai akuzohet për veprën penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *