Subscribe

Përkeqësimi i situatës në vend si pasojë e përhapjes së koronavirusit, ka nxitur ish-ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti që përmes një mesazhi në “Facebook” t’i këshillojë qytetarët që të mos tregohen indiferentë ndaj mbajtjes së maskës.

“Më mirë duro bezdinë e frymëmarrjes me maskë, sesa tmerrin e tubave të oksigjenimit”, shkruan Panariti.

Krahas mesazhit, ai ka publikuar edhe disa foto të vitit 1918, kur bota luftonte me pandeminë e gripit spanjoll, për të cilën tha se edhe “stërgjyshërit tanë ishin më të ndërgjegjshëm” se sa shumica e njerëzve sot.

“Edhe para më shumë se 100 vitesh, në vitin 1918 ashtu si edhe sot, ishte i nxehtë debati për mbajtjen e maskave për të parandaluar infektimin nga pandemia e gripit spanjoll. Por nga fotot dhe fletpalosja, duket se stërgjyshërit tanë ishin më të ndërgjegjshëm dhe seriozë se shumica prej nesh sot. Më mirë duro bezdinë e frymëmarrjes me maskë se sa mbytjen nga asfiksia pulmonare e covidit bashkë me tmerrin e intubimit për tu oksigjenuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *