Subscribe

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar propozimin e presidentit Ilir Meta për të vendosur në krye të KLSH ish-kreun e SHISH, Bahri Shaqirin.

 

Bahri Shaqiri aktualisht mban postin e këshilltarit të Kreut të Shtetit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, por sipas deputetëve të mazhorancës ai nuk plotëson kriteret e kërkuara.

 

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj nënvizioi gjatë mbledhjes se Bahri Shqiri nuk ka përvojë në fushën financiare dhe të auditit.

 

Ndërkohë Bahri Shaqiri gjatë seancës dëgjimore në komision u shpreh se nëse përzgjidhet në kreye të KLSH do të punojë me paanshmëri dhe profesionalizëm.

 

Detaj ky që nuk e ka bindur mazhorancën e cila ashtu siç e kishte paralajmëruar nuk e mbështeti kandidaturën e Bahri Shaqirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *