Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho shprehet se propaganda e mazhorancës për hapje listash ra dhe se ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut kanë qenë fasadë.

Në një postim në “Facebook”, Xhixho shkruan se lista e kandidatëve për deputet nga çdo parti duhet të jetë e hapur 100 përqind, pasi vetëm në këtë mënyrë, zgjedhësit do të mund të dërgojnë në Kuvend kë të duan ata.

Mes të tjerash, ish-deputetja thekson se listat  duhen hapur për të rikthyer shpresën se vetem fuqia e votës mund të sjellë ndryshimin në përfaqesim

“Me lista të hapura nga i pari tek i fundit kandidat i çdo partie, me qëllim që zgjedhësit të vendosin se ke duan të çojnë në Kuvend! Asnjë truk, asnjë hile, asnjë mashtrim për të favorizuar të zgjedhurit e kryetarit! Këtë kërkojnë qytetarët dhe kjo duhet bërë! Propozimi i Partisë Socialiste për mbylljen e listave me formulë ku qytetarët nuk mund të vendosin me voten e tyre se kush do t’i përfaqësojë në Kuvend pas 25 prillit te vitit të ardhshëm, dëshmon se sa fasadë kanë qënë ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut. Propaganda e kësaj maxhorance për hapje listash ra, duke treguar edhe një herë sa frikë ka nga vota dhe perballja me qytetarët pas shkaterrimit që i kanë bërë vendit. Listat  duhen hapur për të rikthyer shpresën se vetem fuqia e votës mund të sjellë ndryshimin në përfaqesim duke përfshirë në parlament individë me integritet , profesionistë ku vendimarrjet e tyre t’i marrin në interes të njerëzve dhe vendit. Parlamentit duhet t’i kthehet dinjiteti dhe besimi i qytetarëve, e që të bëhet kjo, qytetarët duhet të vendosin. Hapni Listat 100%! Boll më me lojra për marrëveshje kulisash për t’i mbyllur ato në dëm të demokracisë dhe cilësisë së përfaqësimit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *