Subscribe

Rreth 32 mijë maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan këtë të hënë provimit të parë, atij të gjuhës së huaj.

Një pjesë e nxënësve në gjimnazet e kryeqytetit thanë se testi ishte i thjeshtë, ndërsa të tjerët e quajtën të një niveli mesatar.

Maturantët ishin të kënaqur që në përmbajtjen e testit ishte hequr eseja, duke u zevendësuar me pyetje me alternativa.

Këtë radhë nxënësit kishin vetëm dy orë në dispozicion për testin, ose 30 minuta më pak se në provimet e kaluara. Kjo sipas tyre ishte penalizuese.

Provimi u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, me jo më shumë se 15 nxënës në klasë për të ruajtur distancimin fizik.

Gjatë gjithë kohës, maturantët ishin të detyruar të mbanin maskën dhe dorezat.

Edhe në rrethe gjimnazistët u testuan duke respektuar protokollin e masave të sigurisë.

Korrigjimi i tezave do të bëhet në mënyrë elektronike dhe rezultatet do të shpallen para datës 25 qershor.

Provimi i radhës është më datën 11 qershor në lëndën e Gjuhës Shqipe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *