Banorë të tre fshatrave në Njësinë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit protestuan këtë të martë ndaj një firme që ka ndërtuar një HEC-e e cila sipas tyre ka dëmtuar veprën e marrjes së ujit vaditës. Banorët e këtuyre fshatrave thanë se dëmtimi i veprës së marrjes i ka lënë ata me gjysmën e sasisë së ujit e cila është e pamjaftueshme për 130 hektar tokë bujqësore.

Banorët u ankuan se nuk është bërë asnjë konsultim me ta nga ana e firmës e cila ka ndërtuar një depozitë për të ndarë ujin vaditës për 4 fshatra, tre të cilët janë në një linjë e 1 në linjë tjetër. Banorët e fshatrave Gërman, Kodërçerre dhe Midhë kërkojnë që firma të ulet me ta dhe ta zgjidhë këtë problem, në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat e tyre deri në shkatërrim të investimit të bërë nga ana e firmës.

Gjithashtu banorët ngritën edhe shqetësimin e ujit të pijshëm i cili sipas tyre duhet kontrolluar nëse është i konsumueshëm apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *