Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu reagoi për vendimin e qeverisë për të bërë me detyrim mbajtjen e maskës edhe në ambientet e jashtme.

 

Përmes një postimi në “Facebook” , Shehu tha se Edi Rama po e merr një masë të tillë pak kohë pasi i quajti të panevojshme maskat. Tritan Shehu kërkoi nga qeveria që të nxjerrë në treg maska që janë të përshtatshme për qytetarët.

 

“I dalë nga “gjumi letargjik”, mbasi futi në amulli vendin, kujtohet të flasë për maskat si detyrë e qytetarëve, kur ishte po ai që pak kohë më parë i anatemoi ato, duke “harruar” dy gjëra thelbesore:

-Kryeministri përpara se të kërcënojë qoftë dhe me gjoba qytetarët për maskat, duhet të kodifikojë llojet e përshtatshme e t’ua sigurojë ato atyre, duke u kërkuar ndjesë për sa ka thënë më parë.

-Atij ai Komitet duhet t’ja shpjegojë që zgjerimi i përdorimit të maskave është një nga elementët e nevojshëm, por jo gjithçka.”

 

Gjithashtu, Tritan Shehu tha se është e nevojshme që të kryhen sa më shumë testime dhe të aktivizohen edhe klinika në qarqe për të përballuar rritjen e rasteve.

 

Sipas vendimit të qeverisë, nga e enjtja qytetarët do të jenë të detyruar të mbajnë maskë edhe në ambientet e jashtme, në rast të kundërt do të gjobiten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *