Një biznesmen në Shkozet të Durrësit, ka rënë pre e grabitjes së maskave, ku paraprakisht dyshohet se  vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro.

 

Informacionet bëjnë me dije se grabitësit nën presionin e armëve kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe prej aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e kanë lanë të lirë disa kilometra më tutje.

 

Pjesë e kësaj grabitje kanë qenë tre persona të maskuar dhe të armatosur që  i kanë zënë pritë tek dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit ndërkombëtar.  Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë.

 

Ndërkohë policia ka shoqëruar në polici dhe po merr në pyetje familjarët e biznesmenit për të dhënë dëshmi rreth kësaj ngjarje. Ndërsa emri i biznesmenit nuk behët me dije ndërsa mësohet se aktiviteti i tij ishte kryesisht në transportin ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *