Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, për veprën penale korrupsion.

 

Sipas informacionit të uniformave blu në pranga kanë rënë dy policië dhe një avokat, të cilët dyshohet se ushtronin presion mbi qytetarët që të paguajnë shuma financiare të caktuara, edhe pse ndaj tyre bëheshin denoncime që nuk përbënin vepra penale.

 

Ndalimi i shtetasve me iniciale K.Xh., 29 vjeç, me profesion Avokat, nga Fieri, nën/Komisar M.H., 32 vjeç dhe nën/Komisar E.M., 34 vjeç, të dy me profesion polic.

 

Punonjësit e policisë u arrestuan në kuadër të operacionin “Mashtruesit”, pasi duke qenë në detyrën e specialistit të Krimeve dhe të OPGJ-së në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim edhe me shtetasin K.Xh., avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier, nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonin presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *