Subscribe

Kjo është një foto e margarinës e cila është shitur gjerësisht në supermarkete dhe për vite me radhë konsumatori e ka blerë për gjalpë.

 

Ky produkt, në total 47 ton është tërhequr nga tregu, pas skandalit të zbuluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Por si ka funksionuar kjo skemë? Zyrtarë të AKU shpjegojnë se ka çaluar i gjithë zinxhiri, duke nisur nga importuesi, ambalazhuesi si dhe supermarketet që merrnin në dorëzim një produkt me dokumente të falsifikuara.

 

Margarina importohej nga Ukraina, zhdoganohej si yndyrë bimore me certifikatë veterinare, më pas ambalazhohej në pako si produkt i ardhur nga Gjermania dhe në finale shitej si gjalpë, me një çmim gati 5 herë më shtrenjtë. Nëse 1 kg margarinë kushtonte 140 lekë, qytetarët e blinin atë si gjalpë me 529 lekë.

 

Pjesë e kësaj skeme janë bërë edhe inspektorët e AKU, kryesisht në Qafe-Thanë, 3 prej të cilëve janë pushuar nga puna ndërsa 9 të tjera janë pezulluar. Sipas zyrtarëve të AKU, legjislacioni ka mangësi në penalitetet e këtyre veprave, ndaj ndryshimet në Kodin Penal do t’i japin ndëshkimin e duhur autorëve.

 

Pas skandalit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të hetojë edhe mashtrimet qe u bëhen produkteve të tjera ushqimore, kryesisht atyre të shportës. Kontrollet do të përfshijnë bukën, mishin dhe nënproduktet e tij, sallam, kripën si dhe vajin e ullirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.