Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të operatorit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor kanë kryer sot inspektime në qytetin e Elbasanit në kuadër të lajmërimit të biznesëve për respektimin e masa higjeno sanitare gjate periudhës që i ofrojnë shërbim qytetarëve.

 

Grupet e punës të ndarë sipas udhëzimit kanë inspektuar të gjitha bizneset si furrat e bukës e supermarketet.

 

Ndërkohë nga ana tjeter qytetarët elbasanas janë duke u perballur me mungesën e maskeve mbrojtëse si dhe me një rritje të çmimit të dezifektuesve.

 

Përsa i përket rasteve të dyshuara me COVID-19 në qarkun e Elbasanit nuk ka asnje rast. Shqetesimin gjatë ditës së sotme ishte lëvizja e lirë e qytetarëve të cilët sot qarkulluan lirshëm në qytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *