Policia ka arrestuar në spital 51-vjeçarin Artan Ismalaja, i cili vrau bashkëshorten e tij me thikë brenda në makinë. Më pas, ai tentoi të godiste edhe veten më thikë. Si pasojë e plagëve, Ismalaja ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
Çifti i bashkëshortëve mësohet se ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt Krujës me makinën e tyre. Por rrugës ata kishin devijuar në një rrugë dytësore.
Mendohet se 51-vjeçari fillimisht debatoi me bashkëshorten e më pas e qëlloi atë disa herë në trup.
Ishin punonjësit e fasonerisë ata që zuluan krimin dhe që njoftuan menjëherë policine.
Çifti prej vitesh jetonte në Tiranë, ku administronte një biznes familjar.





