Taulant Pasho, djali i bashkëshortëve shqiptarë, Shpëtim dhe Teuta Pasho, eshtrat e të cilëve u gjetën dhjetorin e kaluar në disa valixhe të braktisura në periferi të Firences, deklaroi se prindërit e tij kishin me vete një shumë parash, që arrinte në rreth dhjetëra mijëra euro.

 

Por me zhdukjen e prindërve, janë zhdukur edhe paratë.

 

Po ashtu, Pasho ka thënë se disa ditë pas zhdukjes së prindërve të tij, ka marrë nga ish-e dashura Elona Kalesha një shumë që ai i kishte dhënë asaj hua, që arrinte në disa mijëra euro. Vetë Taulanti është nën hetim për masakrimin e prindërve të tij. Po ashtu nën hetim për këtë vrasje është edhe ish-e dashura e tij, Elona Kalesha, e cila po vuan dënimin në Sollicciano.

 

Në dëshminë për prokurorinë italiane, Taulant Pasho tregoi ndër të tjera se ai nuk kishte dijeni për shtatzëninë e ish-të dashurës së tij, Elonës, ndërsa përjashtoi kategorikisht se ai mund të ishte babai i atij fëmije që Kaleshi e kishte abortuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *