Ndonëse nuk ka ende konfirmime nga hetuesit në lidhje me shkaqet që cuan Ridvan Zykajn të masakrojë kushërinjte e tij duke shuar dy familje, duket se origjina e saj ka lidhje me një sherr të vjeter brenda fisit për pula deti.

 

Kohë më parë Ridvan Zykaj ishte akuzuar nga kusherinjtë e tij, konkretisht nga familja e Demir Zykaj ( vëllai I gjyshit të autorit) se kishte vjedhur disa pula deti në shtëpinë e tyre.

 

Ky sherr nuk u shua kurrë ndonëse kaluan muaj e vite, madje herë pas herë mes kusherinjve ka pasur përplasje verbale dhe fizike.

 

Por askush nuk do ta kishte cuar nëpër mend që Ridvan Zykaj do tëg hakmerrej në këtë mënyre dhe do të kryente këtë cmenduri që duket e paimagjinueshme edhe për njërez me probleme mendore. Ndonëse pista që ai kishte probleme psiqike ende nuk ështe hedhur poshte, duket se pista tjetër e përdorimit të lendeve narkotike dhe e alkoolit nga 24 vjecari është më konkrete.

 

Madje pikërisht në ditën e masakrës, ai ka qënë për dreke tek kusherinjtë e tjerë të tij ku mësohet se ka pirë alkool, dhe gjasat janë që nën efektin e pijeve alkoolike ai të kete kryer këtgë krim të përmasave të mëdha, ndoshta krimin më të madh brenda familjes të njohur më parë në Shqipëri, duke shuar dy familje e duke shtuar edhe më shumë konfliktet mes një gjaku në fisin Zykaj në Resulaj të Selenicës.

 

 

Emrat dhe mosha e 8 viktimave nga masakra e Selenices:

 

Demir Zykaj 75 vjeç,

Ferije Zykaj 72 vjeçe, (gruaja e Demirit)

Azem Zykaj 45 vjeç ( djali I Demirit)

Afërdita Zykaj 43 vjeçe, (gruaja e Azemit)

Besim Zykaj 43 vjeç, (djali I Demirit)

Vasilika Zykaj 42 vjeç, (gruaja e Besimit)

Sara Zykaj 16 vjeç ( vajza e Besimit)

Ledjon Zykaj 8 vjeç. (djali I Besimit)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *