Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë sërisht në pyetje Fredi Bejlerin, i dysahuar si i perfshire në masakrën e Peshkëpisë, në prill të 1994-ës.

Bejleri, të cilit KQZ i refuzoi kandidimin për kryetar bashkie në Himarë, u pyet nga prokurori Eugen Beci.

Marrja në pyetje për herë të dytë brenda pak ditësh u bë për të ballafaquar dëshminë e tij, me atë që kanë dhënë edhe persona të tjerë qe hetohen ne te njejten dosje.

Bejleri mohoi sërisht të ketë marrë pjesë në sulmin me armë, ku mbetën të vrarë dy persona.

Në “masakren e peshkepisë”, ku u qëllua me breshëri drejt postës kufitare, mbetën të vrarë komandanti i repartit Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.

Dosja e bujshme u rihap pas 25 vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *