Masakër në Mal të Zi.

 

Një i ri 34-vjeç, Vuk Borilović ka vrarë 11 persona ndërsa ka lënë të plagosur disa të tjerë në Cetinjë.

 

Mediat malazeze raportojnë se fillimisht ka nisur një konflikt në familjen e autorit 34 vjeçar ku ai ka marrë armën e ka qëlluar, më pas ka dalë nga banesa dhe ka qëlluar edhe kalimtarët.

 

Bëhet me dije se autori ka qëlluar edhe ndaj policisë të cilët e kanë eleminuar.

 

Sipas informacioneve të Radio Televizionit të Malit të Zi, thuhet se nga sulmi janë qëlluar edhe fëmijë.

 

4 të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë. Mes të plagosurve është edhe një polic.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *