Ministri i Brendshem Sandëer Lleshaj  është shprehur se aksidentet rrugore po shkaktojnë më shumë viktima se vetë krimi dhe  sipas tij papergjegjshmeria ne qarkullimin rrugor po merr pergjigje te forte nga policia e shtetit.

 

Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se vetëm në javën e parë të këtij muaji  janë arrestuar 54 drejtues automjetesh dhe janë pezulluar 371 leje drejtimi.

 

“Papërgjegjshmëria në qarkullimin rrugor po merr përgjigje të fortë nga Policia e Shtetit. Kjo qasje do të njohë intensifikim të mëtejshëm çdo ditë që vjen. Papërgjegjshmëria në rrugë vret më shumë njerëz sesa vetë krimi, ndaj të gjitha forcat duhet të bashkohen për të mbrojtur jetën njerëzore, përballë saj.  Në javët në vijim do të prezantohet një paketë e plotë masash ligjore, administrative, operacionale dhe teknike për më shumë siguri në rrugët tona.  Të gjithë janë të ftuar për kontribut me ide, propozime dhe rekomandime në të gjitha këto fusha.  Së shpejti do të ofrohen edhe mundësi teknike për qytetarët që duan të angazhohen në këtë proces shumë të rëndësishëm.

2020: Viti i Sigurisë Rrugore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *