Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se qeveria do të ndërmarrë masa të rrepta ndaj ndërtimeve pa leje dhe abuzimeve me hapësirat urbane, duke theksuar se muret rrethuese pa leje, veçanërisht ato të ngritura për qëllime fitimi, do të shemben.
“Muret rrethuese janë një problematikë më vete në këtë republikë… çdo mur i bërë nëpër resorte, pallate apo godina për qëllim fitimi, i ndërtuar pa leje, do të shembet”, u shpreh Rama, duke theksuar se bashkitë do të vendosin modele tip, të detyrueshme për të gjithë.
Ai nënvizoi gjithashtu se do të merren masa edhe ndaj qytetarëve që shndërrojnë apartamentet në njësi biznesi pa leje, duke cënuar qetësinë dhe jetesën e banorëve. Ndërkohë, për ndërtimet që tejkalojnë lejen, do të aplikohet konfiskimi, deri edhe i plotë i objektit nëse tejkalimi është mbi 10%.
“Muret rrethuese janë një problematikë më vete në këtë republikë dhe akti që kemi kaluar përcakton se muret rrethuese do të duhet ti nënshtrohen rregullave tip modeleve tip, nuk mund të jetë dot Shqipëria europiane një vend ku muret rrethuese janë tërsisht pa asnjë sensi të zhvillimit të përbashkët urban, të një lagjeje apo zone, rrugice. Dhe padiskutim që Muret rrethuese pa leje do të duhet ti nënshtrohen korgijimit të adaptohen sipas modeleve tip që do ti vënë në dispozicion bashkitë dhe patjetër që kudo që janë ndërtuar për qëllim fitimi, se ka mure shpish për të cilat do të jetë mirëkuptuese dhe do ti jepet kohë që ti adaptojnë siç duhet. Por çdo mur rrethues i bërë nëpër resorte nëpër pallate godina për qëllim fitimi do të prishet, i bërë pa leje kuptohet, do të shembet“, tha Rama,.
/vizionplus.tv





