Subscribe

Kompanitë që prodhojnë produktet ushqimore bazë në Maqedoninë e veriut do të paguajnë më pak për energjinë elektrike, 80 euro për megavat.

 

Ky vendim pritet që të ulë çmimin e produkteve me të paktën 10 për qind. Kjo është një prej masave që Qeveria e miratoi në mbledhjen e fundit.

 

“Vendimi i Qeverisë ka të bëjë me kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë ku bëjnë pjesë prodhuesit e vajit për gatim, bukës dhe prodhimeve të miellit, qumështit dhe industria e mishit. Me këto masa kompanitë do të kenë energji stabël dhe më të lirë. Kjo do të ndikojë në stabilizimin e çmimeve të produkteve finale që prodhohen dhe shiten nga këto kompani”.

Masat e Qeverisë përfshijnë edhe ndërmarrjet publike për furnizim me ujë të pijshëm, të cilat do të furnizohen me energji elektrike me çmim fiks prej 95 euro për megavat orë.

 

Kjo me qëllim që të mos rritet çmimi i faturave të ujit për qytetarët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *