Gjykata e Krimeve te Renda ka nisur caktimin e masave te sigurisë per 39 te arrestuarit e operacionit te dy ditëve me pare, ku u shkatërruan 7 grupe kriminale. Ata dërgonin kundrejt shumave te mëdha te parave qytetare drejt Britanisë se Madhe, Shteteve te Bashkuara te Amerikës dhe Kanadasë.

 

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg te gjithë te ndaluarit. E njëjta mase është kërkuar edhe ndaj 4 efektiveve te policisë kufitare, te cilët ishin te përfshire ne grupet kriminale. Sipas organit te hetimit te arrestuarit merrnin nga 7 mije paund per destinacionin final Britaninë dhe 30 mije dollarë per ne Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Ata akuzohen për trafik qeniesh njerëzore, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *