Prezantuesja e “Tu si que vales”, duket se i ka dhënë fund beqarisë së saj. Këtë e ka lajmëruar në faqen e saj në Facebook, përmes një postimi, producentja Holta Dulaku, që ka qënë prezente në dasmën e Çiljetës.
Ajo që na ka ngacmuar është një valle e hedhur nga producentja Dulaku, shoqëruar nga Agron Llakaj dhe Flori. Në fund shihet “nusja e mbrëmjes”, Çiljeta Xhilaga, e veshur me një fustan të bardhë. Dasma është oragnizuar në skenën e “Tu si que vales” dhe do të transmetohet nesër në mbrëmje në orën 21:00 në ekranin e Vizion Plus.