Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma mblodhi në një takim “relaksues” të rinjtë e Kavajës.

 

Një pjesë nga takimi, Duma e ndau me ndjekësit në “Facebook”, ndërsa nuk munguan as batutat.

 

Ajo i këshilloi të rinjtë që të mos i fshehin gjërat e bukura nga frika se i “marrin mësysh”.

 

“Jemi në një kafe miqësore të qetë që nuk po diskutojmë gjëra me adrenalinë politike, por po urojmë cfarë duhet uruar në këtë ditë të shenjtë. Po diskutojmë për a mund të mendosh që mund të bësh mirë për të tjerët nëse nuk ke ambicie vetë. Ky është një grup i shkëlqyer. Unë kam falenderim për këtë gjënë, për shkëlqimin dhe për energjinë që kam marrë nga këto çuna dhe goca. Unë dua një duartrokitje nga këta për veten e tyre, vazhdon, vazhdon, vazhdon. Ne bëmë shumë batuta këtu, a duhet të jemi veshur bukur apo jo në ditë të tilla. Iu thashë gëzojuni cdo gjëje të mirë, ka gjëra të cilat mund të përmirësohen. Nuk duhen të shikohen gjërat me superticione se mos na marrin në mësysh thonë Shqiptarët. Me këta goca dhe cuna dhe mund të më marrin në mësysh por më mirë ta marr në sy që të marrin në mësysh sesa ti fsheh ata. Mashallah, mashallah.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *